Tre mijë emigrantë janë shpëtuar përgjatë bregut të Libisë, ndërsa 55 kanë vdekur

Romë, 27 gusht 2015 (MIA) - Rreth 3.000 emigrantë janë shpëtuar dje ë afërsi të bregut të Libisë, ndërsa mbi 50 janë gjetur të vdekur në objekte të ndryshme lundruese, kumtoi roja bregdetare italiane.

Dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Afërt, këtë vit janë nisur përmes rrugës detare me shpresë të që arrijnë deri te vendet evropiane edhe atë shumë shpesh me barka të vogla të stërmbushura, të cilat nuk kanë mundësi ta kalojnë Detin Mesdhe.

Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar 51 trupa të vdekur në anijen suedeze "Posejdon" në të cilën ka pasur edhe 439 persona të mbijetuar.

Tre gra janë gjetur të vdekura në një varkë gome, me të cilin kanë udhëtuar 120 njerëz. Një person, i cili është shpëtuar në një objekt tjetër me mbi 100 njerëz në të, e ka humbur jetën menjëherë pas shpëtimit të tij.

Roja bregdetare nuk konfirmoi cila është arsyeja për rastet e vdekjes së emigrantëve dhe rritjen e numrit të tyre gjatë këtij viti, i cili arrin më shumë se 2.300 persona të vdekur sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare për migrim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail