UNHCR e shqetësuar për refugjatët për shkak rregullave të ndryshme kufitare në BE

Nju-Jork, 14 shtator 2015 (MIA) - Agjencia për refugjatë pranë KB-së (UNHCR) paralajmëroi sot se mijëra refugjatë dhe migrantë nga Lindja e Afërt do të gjenden në situatë të "pasigurisë ligjore" për shkak të rregullave të ndryshme kufitare që filluan t'i zbatojnë disa vende të BE-së, si mbrojtje nga fluksi i madh i njerëzve të cilët ikin nga vatrat e zjarrit.

Me kumtesën e posaçme të publikuar, UNHCR kërkon BE-ja në një situatë të tillë, të dakordohet për caktimin e një "përgjigje gjithëpërfshirëse evropiane" për krizën, duke sugjeruar në nevojën nga formimi urgjent i qendrave efikase për pranim e mijëra refugjatëve.

Sipas kësaj agjencie të KB-së, qendrat e tilla të mëdha duhet të krijohen në vendet ku refugjatët, vijnë, siç janë Greqia, Italia dhe Hungaria. Në këto vende njerëzit duhet të regjistrohen dhe të kontrollohen, para së gjithash të caktojnë ç'farë do të bëjnë mëtej.

Kumtesa e UNHCR-s vijon pas vendimit të Gjermanisë përkohësisht të vendosë kontroll kufitar në kufirin e saj me Austrinë, ndërsa para seancës së sotme të jashtëzakonshme të ministrave të punëve të brendshme të vendeve nga BE-ja.

Seanca është caktuar për arritje të marrëveshjes rreth ridistribuimit të 40 mijë refugjatëve fillestarë,  nëpër kuotën e propozuar, por marrëveshja nuk dihet për shkak të kundërshtimit të ashpër të ish vendeve komuniste nga Evropa Lindore dhe nga Evropa Qendrore, të cilat nuk dëshirojnë të pranojnë migrantë në territorin e tyre.

Komisioni evropian propozoi plan me të cilin 160 mijë refugjatë dhe migrantë do të shpërndahen në 23 prej 28 vendeve nga BE-ja, sipas kuotës së caktuar.

Në kushtet e deritanishme, një numër i madh i refugjatëve refuzon të regjistrohet në vendet kur hyjnë në BE, si Greqia dhe Hungaria, duke druajtur se për shkak të kësaj nuk mund të kërkojnë azil në Gjermani apo edhe në ndonjë nga vendet më të pasura nga Perëndimi në Union.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail