Google grumbullon dhe ndan donacione për refugjatët

Uashington, 17 shtator 2015 (MIA) - Evropa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Afërt, janë duke u ballafaquar me një valë refugjatësh e që mund të shndërrohet në krizë të madhe humanitare, ndërsa vlerësohet se kjo krizë është kriza më serioze që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për këtë nga "Google" kanë reaguar dhe kanë dërguar milionë euro donacione për organizatat të cilat në terren kujdesen pikërisht për emigrantët e këtyre rajoneve.

Por, përveç këtyre donacioneve, "Google" organizoi edhe grumbullimin e mjeteve nga vetë banorët, të cilat mund të paguhen në faqet e tyre. Për çdo donacion të paguar, Google nga xhepi i saj do të paguajë edhe po aq të holla edhe atë për pesë milionë eurot e para, derisa nuk mblidhen gjithsej dhjetë milionë euro donacione.

Të gjitha mjetet e paguara "Google" përmes organizatës së saj "Network for Good" do t'ua ndajë organizatave jofitimprurëse, të cilat do t'ju ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail