Hamasi bën thirrje për kryengritje të re palestineze

Tel Aviv, 29 shtator 2015 (MIA) - Hamasi palestinez sot bëri thirrje për kryengritje të re palestineze kundër masave izraelite të ndërmarra për xhaminë Al Aksa në Jerusalem. Në kumtesën në të cilën potencohen 15 vite nga intifada e dytë palestineze (beteja) Hamasi paralajmëron: Ende ekzistojnë faktorë për intifadë të re kundër okupimit izraelit, gjithçka është gati dhe askush nuk do ta ndalojë shpërthimin.

Lufta për kontrollin e Al Aksas nuk do të fitohet "pa popullaritet të madh nga intifada e re", thekson grupi islamik. Beteja e dytë palestineze filloi më 29 shtator të vitit 2000 dhe ka zgjatur deri në vitin 2008.

Thirrja e Hamasit është dhënë para fjalimit të presidentit palestinez Mahmud Abas në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së e cila do të jetë në momentin e negociatave të pasuksesshme paqësore dhe tensioneve në Jerusalem.

Abas theksoi se në fjalim do të lëshojë "bombë" me çka i ndërpreu spekulimet se do të japë dorëheqje ose do ta anulojë marrëveshjen paqësore nga Osloja nga viti 1993.

Mediat perëndimore lajmërojnë se ai është në presionin e Uashingtonit dhe se është i pakënaqur që nuk ka vazhdim të procesit paqësor nga viti 2014.

Sipas sondazhit, 66 për qind e palestinezëve kërkojnë ndërprerje të negociatave pa ngrirjen e procesit të zhvendosjes në territoret palestineze. Në sondazh, 65 për qind palestinezët kërkojnë dorëheqjen e Abasit.

Njëra prej këshilltarëve të Abasit, Hana Amira thotë se porosia kryesore në fjalimin në KB do të jetë se situata momentale është e papranueshme "para së gjithash për shkak të zhvillimit të ngjarjeve te xhamia Al Aksa dhe ekzistenca e ndërtimit të lagjeve izraelite në territoret palestineze", lajmëroi DPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail