Kryeministri i Izraelit paralajmëroi "luftë deri në vdekje kundër terroristëve"

Tel Aviv, 5 tetor (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli "deri në vdekje do të udhëheqë luftën kundër terrorit palestinez", duke dhënë udhëzime për të shpejtuar procesin e prishjen së shtëpive të terroristëve palestinezë, si një nga masat për të parandaluar sulmet terroriste.

Ai këtë e bëri të ditur pas takimit me zyrtarë të lartë ushtarakë, duke theksuar se u ka dhanë udhëzime për të rritur numrin e të ashtuquajturve të ndaluar administrative, pa akuza dhe procese gjyqësore, të vendosen më shumë forca të sigurisë në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor dhe të dëbohen agjitatorët nga qyteti i vjetër i Jerusalemit dhe nga Mali e tempullit, ku gjendet xhamia Al Aksa.

"Ne bëjmë luftë kundër terrorizmit palestinez, theksoi Netanjahu pas takimit, ku morën pjesë ministri izraelit i Mbrojtjes Moshe Jalon, ministri i Sigurisë Publike Gilad Erdal, shefi i ushtrisë izraelite Gadi Ajzenkot dhe shefi i shërbimit të sigurimit Shin Bet, Jordam Koen.

Pas dy sulmeve të militantëve palestinezë kundër civilëve gjatë kësaj fundjave, dje policia izraelite ndërmorri një masë drastike për ndalim dy-ditor të palestinezëve për të hyrë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, përderisa aty nuk jetojnë, punojnë ose mësojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail