Vriten 18 persona në disa sulme raketore të kryera mbi një hotel në Jemen

Aden, 6 tetor 2015 (MIA) - Të paktën 18 persona, kryesisht oficerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë vrarë në disa sulme raketore të kryera sot në Aden, i cili është kryeqytet i përkohshëm i Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Disa shpërthime e goditën hotelin "Al Kasër" në qytetin e dytë jemanas sipas madhësisë. Kryeministri i Jemenit Haled Bahah dhe ministrat e tij nga kabineti janë vendosur në këtë hotel që nga muaji i kaluar ku u kthyen nga shteti pas egzilit gjashtë mujor në Arabinë Saudite.

"Ka të vdekur dhe të plagosur", deklaroi një burim policor.

Kryeministri Bahah nuk është plagosur në sulmet, theksojnë mediat lokale.

Shpërthimet kanë dridhur edhe dy ndërtesa në Aden ku gjenden oficerë nga EMA, lajmëroi DPA. Përfaqësues të lartë të autoriteteve jemenase dhe ushtarët të Emirateve janë evakuuar me helikopter.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e shpalli Adenin për kryeqytet të përkohshëm pasi Sana u mor nga kryengritësit kundër-irakian shiit nga fundi i vitit të kaluar. EBA është pjesë e koalicionit sunit arab e cila lufton kundër kryengritësve në Jemen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail