Rusia i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së për sulmet ajrore në Siri

Moskë, 6 tetor 2015 (MIA) - Rusia ashpër i hodhi poshtë kritikat amerikane për sulmet e saj ajrore në Siri dhe e përkujtoi SHBA-në se e ka përkrahur pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001 në Nju-Jork dhe në Uashington.

Moska sërish e dënoi propagandën perëndimore, që sipas saj i shtrembëron qëllimet e intervenimit rus në Siri. Kremlini theksoi se qëllimi bazë i intervenimit është ta ndihmojë presidentin Bashar al Asad në luftën kundër SHI, ndërsa SHBA-ja dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë se e përkrah Asadin dhe kryen sulme ndaj grupeve të tjera në Siri.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova sot e përkujtoi reagimin e Kremlint pas 11 shtatorit të vitit 2001, njëkohësisht duke e hedhur poshtë qëndrimin e SHBA-së për operacionin rus në Siri.

"Duam të theksojmë se në sulmet e 11 shtatorit ne e respektuam dhimbjen e SHBA-së, si dhimbjen tonë,  duke e kuptuar se çka është terrorizëm", deklaroi Zagarova, duke shtuar se Rusia e ka përkrahur SHBA-në në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë edhe në KS-në e KB-së dhe ka ndihmuar në luftën kundër terrorizmit. Zaharova theksoi se Rusia atëherë nuk ka pyetur nëse terroristët janë të mirë apo të këqij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail