Bilanci i viktimave në përmbytjet në Karolinën Jugore dhe Verior arriti në 16 persona

Uashington, 7 tetor 2015 (MIA) - Bilanci i viktimave në përmbytjet në shtetet amerikane Karolina Jugore dhe Veriore arriti në 16 persona, njofton DPA.

Edhe krahas asaj që intensiteti i shirave është zvogëluar, një numër i madh i njerëzve mbetën të bllokuar nëpër shtëpi, për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa mijëra janë pa ujë ose energji elektrike.

Rreziku ende nuk ka kaluar, konsideron Stiven Benxhamin, prefekt i qytetit Kolumbia, në Karolinën Jugore, ku 800 persona janë të vendosur në strehimore të përkohshme.

Treqind rrugë dhe 160 ura janë mbyllur. Guvernatorja e Karolinës Jugore Niki Hejli unë konferencë shtypi u bëri thirrje shoferëve që t'i respektojnë barrikadat policore në rrugët e përmbytura.

Ajo shtoi se ende nuk mund të vlerësohet vlera e dëmeve nga përmbytjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail