Refugjatët sirianë në Gjermani kanë ikur për shkak të frikës nga regjimi i Asadit

Berlin, 7 tetor 2015 (MIA) - Numri më i madh i refugjatëve sirianë të cilët kanë arritur në Gjermani shtëpitë e tyre i kanë braktisur për shkak të frikës nga regjimi i Asadit. Rezultatet e intervistave me rreth 900 refugjatë  të cilët kanë arritur në Gjermani në gusht dhe shtator tregojnë se shumicë e madhe prej tyre ikin nga autoritetet siriane nën kontroll të presidentit Asad.

Sipas hulumtimit të zbatuar nga aktivistët joqeveritarë dhe Qendra për hulumtim sociologjik-politik në Berlin në qendrat e refugjatëve në Berlin, Hanover, Bremen, Lajpcig dhe Ajsenhutenshtad për shkak të frikës nga SHI kanë ikur 42 për qind e refugjatëve.

Në intervista në të cilat ka qenë e mundur të jepet më shumë se një përgjigje në pyetjen "Pse ikët nga Siria? 13 për qind janë shprehur se kanë ikur për shkak të arsyeve ekonomike, tetë për qind kanë thënë se frikësohen nga rekrutimi i forcave të armatosura. Prej 66 për qind që kanë ikur për shkak të qëndrimit direkt për jetën e tyre madje tre e katërta kanë thënë se frikësohen nga arrestimi i regjimit të Asadit dhe nga rrëmbimi.

Më shumë se 200 mijë refugjatë nga Siri gjatë vitit 2015 kanë arritur në Gjermani. Sipas të drejtës ndërkombëtare ato kanë të drejtë të mbesin atje derisa zgjat konflikti në vendin e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail