Ushtria siriane filloi ofensivë masive

Latakia, 8 tetor, 2015 (MIA) - Ushtria siriane sot filloi një ofensivë masive me qëllim likuidimin e grupeve terroriste, çlirimin e rajoneve dhe vendeve të banuara ku mbizotëron terrori dhe krimi, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura siriane, Ali Ajob.

"Forcat e armatosura siriane për disa vjet mbajtën iniciativën në duart e tyre, duke krijuar burime njerëzore", theksoi gjenerali.

"Sulmet e aviacionit rus në Siri i groposën mundësit ushtarake të grupit ndërkombëtar terrorist Shteti Islamik dhe të formacioneve të tjera", tha ai.

Më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se katër luftanijet ruse dje kanë kryer sulmet me raketa nga Deti Kaspik në objektet infrastrukturore të Shtetit Islamik në Siri.

Caku i sulmeve me raketa ishin fabrikat për prodhimin e armëve dhe eksplozivëve, qendrat komanduese, depot për municione dhe kampet e trajnimit", shkruan më tej në deklaratë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Xhon Kirbi akuzoi se mbi 90 për qind nga sulmet e forcave ajrore ruse në Siri janë kahëzuar jo kundër SHI dhe Al Kaedës por kundër opozitës siriane.

"Mbi 90 për qind e sulmeve nuk ishin të kahëzuara ndaj Shtetit Islamik apo terroristëve të lidhur me Al Kaedën. Sulmet ajrore janë drejtuar kryesisht kundër grupeve opozitare që duan një të ardhme më të mirë për Sirinë dhe nuk duan të shohin regjimin e Asadit", deklaroi ai.

Kirby përsëriti edhe një herë se sipas SHBA-së Rusia bën gabim.

"Sepse jo vetëm që rritë tensionet fetare në Siri, ata i thellojnë dallimet fetare dhe në vetë Rusinë. Kjo është një rrezik i madh", theksoi Kirbi.

MM e Rusisë dje kumtoi se ka dyshime të arsyeshme se sulmet e forcave ajrore të SHBA-ve dhe të shteteve tjera në Siri janë shkojnë mbi caqet terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail