Dy raketa e goditën ambasadën ruse në Damask

Damaskë, 13 tetor 2015 (MIA) - Kryengritësit sirianë sot me dy raketa e goditën ambasadën e Rusisë në Damask, derisa para ndërtesës janë mbledhur rreth 300 ithtarë të Qeverisë së presidentit Bashar al Asad, në shenjë të përkrahjes për intervenimin ushtarak rus në vend.

Ambasada e Rusisë gjendet në rajonin qendror të Damaskut.

Tani për tani nuk ka informata nëse në sulm ka të vdekur.

Ndaj ambasadës  ka rënë edhe raketa e dytë, në momentin kur njerëzit e mbledhur kanë filluar të ikin.

Ndërkohë dega siriane e grupit terrorist Al Kaeda, fronti Al Nusra publikoi audio porosi të liderit të tyre, në të cilën  intervenimi ushtarak rus në Siri quhet "Marshi i ri kryqëzor", i cili ka për qëllim mbetjen në pushtet  të presidentit të vendit Bashar al Asad.

Golani gjithashtu u bën thirrje  myslimanëve në ish Bashkimin Sovjetik, nëse forcat ruse qëllojnë me armë civilë në Siri, edhe ata të sulmojnë civilë rusë.

Ai gjithashtu tha se rusët nuk kanë pushtuar asgjë më shumë nga regjimi me sulmet dhe u kërcënua se do të pësojnë humbje  në prag të Damaskut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail