Të paktën dy izraelitë janë vrarë, në dy sulme në Jerusalem (PLT)

Jerusalem, 13 tetor 2015 (MIA) - Të paktën dy izraelitë janë vrarë, ndërsa pesë janë lënduar në dy sulme palestineze sot në Jerusalem.

Të dy autorët e sulmit të parë janë vrarë, lajmëroi DPA, duke i'u referuar policisë izraelite. Kryerësi i sulmit të dytë është lënduar.

Kjo është dita më e përgjakur nga fillimi i valës së sulmeve të palestinezëve me armë të ftohtë ndaj izraelitëve në fillim të muajit.

Në sulmin e parë , të dy sulmuesit kanë hapur zjarr në një autobus publikë në pjesën lindore të Jerusalemit. Në sulm është vrarë një burrë 60 vjeçar, ndërsa katër persona janë lënduar. Të dy sulmuesit janë qëlluar nga policia.

Televizioni izraelit Kanal 2 njoftoi se 16 ushtarë izraelit në një autobus janë lënduar, transmeton BTA.

Në sulmin e dytë, një burrë ka goditur me automobil në stacionin e autobusëve, pas së cilës ka dalë dhe me thikë ka sulmuar kalimtarë të rastit, duke lënduar të paktën tre persona.

Paraprakisht në mëngjes, një palestinez me thikë sulmoi një izraelit në afërsi të stacionit të autobusëve në qytetin Raanana, në veri të Tel -Avivit. Tani për tani nuk ka informata për gjendjen e tij shëndetësore. Sulmuesi, palestinez 22 vjeçar, është ndaluar nga kalimtarët lokalë dhe është dërguar në spital me lëndime të rënda. 

Mbi 20 sulme me armë të ftoha janë kryer në Izrael prej 3 tetorit. Vetëm dje në Jerusalem u kryen katër sulme me thikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail