SHBA-ja do të hap qendra të reja për refugjatë në Irak dhe Liban

Uashington, 7 nëntor 2015 (MIA) - Administrata amerikane do të hap qendra të reja për regjistrimin dhe kontrollin e refugjatëve nga Siria para dërgimit të tyre në territorin e SHBA-së.

Vendimi vjen pasi në shtator presidenti Obama paralajmëroi se SHBA-ja do të ndërmarrë 10.000 refugjatë sirianë shtesë në vitin 2016.

Departamenti shtetëror amerikan publikoi se do të hapet një qendër për kontrollin e refugjatëve në qytetin irakian Erbil para fundit të vitit, ndërsa para vitit të ardhshëm përsëri do të fillojë me punë një qendër e tillë në Bejrut.

Shtëpia e Bardhë nuk kumtoi se sa refugjatë shtesë do t'i pranojë SHBA-ja mbi numrin prej 10.000, por sipas përfaqësuesve të administratës amerikane kërkohen mënyra ky numër të rritet.

Departamenti shtetëror ka nëntë qendra për kontrollin e refugjatëve në botë. Atje të punësuarit në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme vlerësojnë se cilët refugjatë mund të pranohen në SHBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail