Putin: Terroristët në Siri financohen prej 40 shteteve, ndërsa disa janë edhe në G-20

Antalia, 16 nëntor 2015 (MIA) - Presidenti rus, Vlaldimir Putin deklaroi se financimi i terroristëve në Siri vjen prej 40 shteteve, duke përfshirë edhe vende të G-20, transmeton TASS.

"E përcaktuam se financimi vjen prej 40 vendeve, ndërsa në mesin e tyre edhe disa të cilët janë në G-20", tha Putin dhe precizoi se kjo temë është ngritur në samitin e G-20 në Antalia.

"E shqyrtuam domodsoshmërinë e plotësimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, të sjellë me nismën e Rusisë për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe ndalimin e tregtisë së paligjshme me gjëra artistike, të cilat terroristët i plaçkisin nga territoret e marra", deklaroi Putin.

Ai informoi se me kolegët e tij të G-20 i ka ndarë njohuritë për kanalet për financimin e terrorizmit dhe shprehu shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Putin veçanërisht nënvizoi se është e domosdoshme terroristëve t'u ndërpritet shitja e paligjshme e naftës dhe derivateve të naftës.

Presidenti rus shtoi se edhe më tej vlerëson se është i mundur krijimi i koalicionit ndërkombëtar antiterrorist dhe nënvizoi se ai jo vetëm se është i mundur por edhe i domosdoshëm.

"Rusia është e gatshme me sulmet ajrore t'i mbështesë angazhimet e opozitës siriane në luftën kundër Shtetit Islamik dhe kjo mund të shërbejë si bazë për zgjidhjen e ardhshme politike të krizës", deklaroi Putin.

Ai i bëri thirrje vendet e tjera ta bëjnë të njejtën.

"Është shumë e rëndësishme mbështetja e SHBA-së, vendeve evropiane, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Iranit", tha ai.

Putin shprehu gatishmëri se lufta kundër SHI-së për momentin është prioritet më i madh se reformat politike në Siri.

"Gjënë e parë të cilën duhet ta bëjmë është t'i bashkojmë përpjekjet tona në luftën me terrorin dhe organizatat terroriste dhe në këtë bazë të dakordohemi me ndryshimet politike", tha ai.

Putin kërkoi që të mos bëhen përpjekje që të vlerësohet se cili vend në mënyrë më efikase lufton kundër SHI-së. "E rëndësishme është tani t'i bashkojmë përpjekjett tona në luftën me kanosjen e përbashkët", shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail