Departamenti i Shtetit i ka paralajmëruar qytetarët e SHBA-së në sulme të përforcuara terroriste në botë

Uashington, 24 nëntor 2015 (MIA) - Departamenti i Shtetit i ka pralajmëruar qytetarët e SHBA-së për sulme të përforcuara terroriste gjithkund në botë.

Për këtë dëshmojnë sulmet e paradokohshme terroriste në Francë, Danimarkë, Nigeri, Turqi dhe Mali, si dhe eksplozivi, për shkak të të cilit u rrëzua aeroplani rus mbi Gadishullin e Sinait, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupacioni terrorist Shteti Islamik, theksoi Deprtamenti i Shtetit.

"Ky informacion tregon se grupacionet Shteti Islamik, Boko Haram, Al Kaeda dhe të tjera planifikojnë sulme terroriste në rajone të ndryshme", theksoi Departamenti i Shtetit.

Në kumtesë nuk janë theksuar kërcënime konkrete ose rajonet më të rrezikshme në botë, por qytetarëve amerikanë u rekomandohet që të jenë dyfish të kujdesshëm gjatë çdo udhëtimi të tyre në vendet e huaja.

Pranim-dorëzimi është në fuqi deri më 24 shkurt të vitit 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail