Të paktën katër të vrarë, 12 të plagosur në shpërthimin e dy bombave në Egjipt

Kajro, 24 nëntor 2015 (MIA) - Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 janë plagosur në shpërthimin e dy bombave në afërsi të një hoteli në qytetin egjiptian Al-Arish, më i madhi në Gadishullin e Sinait, në të cilin kanë qenë të akomoduar gjykatës pjesëmarrës në procesin zgjedhor të vendit, informuan burime të sigurisë dhe burime mjekësore.

Tash për tash askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, transmetojnë mediat britanike.

Në shpërthimet ka humbur jetën një polic, ndërsa dy gjyqtarë janë plagosur.

Televizioni shtetëror dhe burimet e sigurisë kanë theksuar se fillimisht ka shpërthyer një auto-bombë, ndërsa dhjetë minuta më vonë në rajonin e njëjtë ka jehuar edhe shpërthimi i dytë.

Një kamikaz ka tentuar që me auto-bombë të futet në hotel para se forcat e sigurisë të hapin zjarr mbi të, pas së cilës automjeti ka shpërthyer.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail