Kryengritësit sirianë publikuan një incizim nga piloti rus (video)

Londër, 24 nëntor 2015 (MIA) - Një grup i kryengritësve sirianë sot publikuan një video incizim në të cilin shfaqet një burrë i cili i palëvizshëm dhe rëndë i plagosur ri i shtrirë në tokë dhe për të cilin pohojnë se është piloti i vdekur rus.

Nga grupi i burrave të cilët janë mbledhur rreth tij dëgjohet si dikush thotë "ky është pilot rus" dhe pastaj "Allahu është i Madh", lajmëron "Meil onlajn".

Incizimin, mediave britanike ua ka dërguar një grup i kryengritësve i cili operon në veriperëndim të Sirisë, ku janë aktiv grupet midis të cilëve është edhe Armata e lirë siriane, por Shtetit Islamik nuk është i pranishëm.

Turqia paraprakisht sot rrëzoi një aeroplan ushtarak rus në kufi me Sirinë sepse, siç pohon ushtria turke, e ka prishur hapësirën ajrore të Turqisë, edhe pse disa herë është paralajmëruar, përderisa Ministria ruse Mbrojtjes theksoi se aeroplani rus nuk e ka prishur hapësirën ajrore.

Fati i dy pilotëve të aeroplanit rus ende është i panjohur dhe nuk ka konfirmim se ata janë të vdekur derisa mediat turke lajmërojnë se dy helikopterë rusë janë nisur në hetim pas tyre.

Ministria ruse, kumtoi se pilotët kanë arritur të katapultojnë dhe se tani konfirmohet çka ka ndodhur me ta.

Në incizimin që e publikoi agjencia Anadolia shihet si dy pilotët me parashuta lëshohen nga aeroplani i rrëzuar.

Si-En-En-Turk duke iu referuar burimeve lokale, lajmëroi se njëri nga pilotët e aeroplanit të rrëzuar ka rënë në duart e forcave turkmenistanase në Sirinë veriore, të cilët tani e kërkojnë edhe pilotin e dytë.

Mediat franceze, duke iu referuar pretendimeve të mediave turke, lajmëruan se nga aeroplani i rrëzuar janë katapultuar dy pilotët, nga të cilët njërin pastaj e kanë rrëmbyer kryengritësit sirianë.

Një përfaqësues i paemërur i grupit të kryengritësve sirianë i cili e dërgoi incizimin deri te mediat deklaroi se piloti është i vdekur, derisa piloti i dytë nuk përmendet.

Aeroplani, në momentin e rrëzimit, ishte në lartësi prej 6.000 metra, ndërsa ka shpërthyer në ajër dhe i përfshirë në flakë ka rënë mbi malin Turkmen në anën siriane të kufirit, lajmëruan televizionet turke Si-En-En-Turk dhe NTV.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail