Si-En-EN: Konflikti sirian po shndërrohet në luftë botërore

Atlanta, 26 nëntor 2015 (MIA) - Rrëzimi i aeroplanit rus nga ana e Aviacionit ushtarak turk në afërsi të kufirit turko-sirian, në mënyrë serioze e ashpërsoi përleshjen e cila  është duke u zgjeruar gjithnjë e më shpejtë dhe është gjithnjë e më e paparashikueshme, vlerëson televizioni amerikan Si-En-En.

Sipas televizionit, këtij incidenti i kanë paraprirë sulmet në Paris, të cilat sipas vëllimit të tyre ishin një prej sulmeve më të mëdha në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Brukseli, selia e BE-së dhe NATO-s, është bllokuar pjesërisht për shkak të druajtjes prej aksioneve terroriste.

Pas rrëzimit të aeroplanit, Rusia reagoi ashpër duke e akuzuar Turqinë se është "bashkëpunëtore e terroristëve", ndërsa presidenti rus Vlladimir Putin iu kanos Ankarasë me "pasoja serioze".

"Nëse rrëzimi i aeroplanit do të kishte ndodhur gjatë Luftës së Ftohte, tashmë do të ishim të gatshëm për mundësinë për shpërthimin e luftës bërthamore", theksohet në analizën e Si-En-En.

Por, edhe pse tani Lufta e ftohtë ka përfunduar, megjithatë rivaliteti midis Rusisë dhe Perëndimit vazhdon. Kështu, edhe pse të dyja palët pohojnë se luftojnë kundër grupit xhihadist Shteti Islamik, i cili vlerësohet si armiku kryesor në botë, megjithatë fakt është se të dyja palët kishin qëllime personale në Siri.

Rrëzimi i aeroplanit është i fundit nga seria e ngjarjeve të cilat e nxitën përleshjen më të ndërlikuar në botë, vlerëson Si-En-En, duke shtuar se konflikti në Siri gjithnjë e më shumë po i merr karakteristikat e luftës botërore.

Konflikti sirian, i cili po zgjat më shumë se 4,5 vite u shndërrua në "një vorbull globale e dhunës dhe gropës së zezë e cila po i gëlltit përleshejt e tjera". Për çdo ditë po rritet numri i përleshjeve dhe rivaliteteve të cilët ndikojnë në ashpërsimin e luftimeve në këtë pjesë të Levantit, duke krijuar forca të reja ushtarake dhe gjithnjë e më shumë rekrutë.

Edhe pse në Siri gjithçka filloi si përleshje midis aktivistëve prodemokratë dhe forcave të presidentit sirian Bashar al Asad, ai tani u shndërrua në një përmbledhje të konflikteve midis grupeve të ndryshme të armatosura - të maturit kundër ekstremistëve, ekstremistët kundër ultraekstremistëve.

I gjithë konflikti u shndërrua në një përleshje midis shiitëve dhe sunitëve dhe midis arabëve dhe iranianëve. Hezbollahu shiit libanez, i cili e ka mbështetjen e Iranit, lufton kundër grupeve të armatosura që i mbështesin vendet arabe nga Gjiri Persik, Fronti al Nusra, e cila është degë e Al Kaedas në Siri, është në konflikt me SHI-në, forcat kurde po luftojnë kundër SHI-së dhe kundër armatës siriane, ndërsa Turqia po lufton me kurdët, me vendosmëri të pamjaftueshme po lufton kundër SHI-së dhe në mënyrë instinktive synon drejt ndërrimit të Asadit nga pushteti, thekson televizioni.

"Në gjithë këtë ka edhe shumë gjëra tjera që do të mund të tërheqin pasoja serioze gjeopolitike. Këtu janë Rusia, SHBA-ja dhe koalicioni kundër SHI-së, ndërsa së shpejti edhe blloku i Francës për luftë kundër SHI-së", konkludon Si-En-En.

Sipas televizionit, Rusia është e pranishme në Siri jo që ta fitojë SHI-në, por që ta shpëtojë regjimin e Asadit, i cili është aleat tradicional rus. Nga ana tjetër, Turqia ka dy qëllime: dëshiron t'ua thyejë krahët kurdëve, të cilët synojnë drejt pavarësisë, por gjithashtu edhe ta rrëzojë Asadin nga pushteti.

"Dhe derisa qëllimet e Turqisë dallohen nga qëllimet e aleatëve të saj nga NATo - posaçërisht sepse Ankaraja kryesist e injoron SHI-në, i cili është armik i kurdëve - NATO në masë të madhe është dakorduese me të kur është në pyetje antipatia ndaj Asadit", konsideron Si-En-En.

Televizioni vlerëson se në lojë është edhe një investim më i madh gjeopolitik, për shkak se Rusia punon në prishjen e prestigjit të SHBA-së në Lindjen e Afërt, duke i dhënë nxitje planit të Putinit për provokim dhe këmbëngulje të Uashingtonit.

Sipas Si-En-En-it, është evidente se kësaj here SHBA-ja refuzon të inkuadrohet, për shkak se opinioni dëshiron të qëndrojë jashtë konfliktit, duke thënë se "kjo nuk është luftë e jona".

"Ndërsa (presidenti amerikan) Barak Obama është duke u përpjekur për të bindur SHBA-në se përpjekjet e tyre për shkatërrimin dhe degradimin e SHI-së sjellin rezultate, Putini dërgoi një forcë të madhe ushtarake në Siri dhe gjithë konfliktit i dha një formë të re", vlerëson kanali televiziv.

Si-En-En vlerëson se Asad ndoshta ishte në prak të humbjes së luftës, por Putini tani u kujdes që kjo të mos ndodhë së shpejti, por pas sulmeve të SHI-së në Evropën Perëndimore, janë shtuar gjasat për të mbajtur presidentin sirian në pushtet .

"Ky nuk është vetëm fillimi. Çdokush në këtë luftë ka armiq dhe miq në anët e kundërta. Kështu duket lufta botërore; aleatë të çuditshëm, plane të kundërta dhe aleanca të formuara për qëllime të caktuara", vlerëson Si-En-En.

Në "Luftën Botërore Siriane", tashmë janë përfshirë një numër i madh i vendeve. Vitin e kaluar SHBA-ja formoi një koalicion të gjerë për të luftuar SHI-në nga më shumë se 60 vende - nga Koreja e Jugut deri në Australi, të cilët në shkallë të ndryshme morën pjesë në luftën kundër xhihadistëve.

Gjatë kësaj kohe, SHI-ja e zgjeroi fushën e veprimtarisë së vet dhe krijoi degë që kryejnë sulme kundër objektivave në mbarë botën. Organizata jo vetëm që kontrollon pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, por pasuesit e tij janë gjithnjë e më me ndikim në Libi, në Sinain egjiptian, në Nigeri dhe në pjesë të tjera të Afrikës. Grupet që pretendojnë se janë besnikë të SHI-së kontrollojnë territore prej dhjetë mijë kilometra në disa vende, si në Afganistan, Indonezi, Pakistan, Algjeri dhe Filipine.

Në radhët e SHI-së luftojnë njerëz nga nacionalitete të ndryshme, ndërsa në mesin e viktimave nga sulmet e grupacionit ka amerikanë, britanikë, egjiptianë, japonezë, koreanë, kinezë dhe shumë kombësi të tjera.

Edhe pse kur e përdorëm termin "luftë botërore" kryesisht para syve i kishim të dy përleshjet luftarake të shekullit të 20, megjithatë, të gjitha tiparet e konfliktit të tanishëm janë karakteristikë e luftës në përmasa botërore, theksohet në analizën e Si-En-EN.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail