Turqia do të punojë për të qetësuar situatën me Rusinë

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja "do të punojë me Rusinë dhe aleatët tanë për të qetësuar tensionet" pasi Turqia ka rrëzuar një areoplan ruse.Duke shkruar në gazetën e Britanisë së Madhe, Times, Davutoglu theksoi se lufta kundër Shtetit Islamik është prioriteti kryesor.

Por ai gjithashtu tha se Turqia duhet të mbrojë sovranitetin e saj.

Rusia thotë se avionët luftarak turk F-16, kanë rrëzuar një areuplanë bombardues rus SU-24, mbi Sirinë të martën.

Turqia thotë se sulmuesi ka shkelur hapësirën ajrore të saj.

Aeroplani u rrëzua në një zonë malore, të mbajtur nga rebelët në afërsi të kufirit turk.

Njëri, nga dy pilotët rusë u vra me armë zjarri, ndërsa piloti tjetër është shpëtuar nga forcat speciale ruse dhe siriane.

Tensionet janë përshkallëzuar ashpër midis Ankarasë dhe Moskës lidhur me incidentin, me paralajmërim e presidentit rus Vladimir Putin, për "pasoja të rënda."



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail