Armata irakiane u bëri thirrje civilëve të largohen nga Ramadi

Bagdad, 30 nëntor 2015 (MIA) - Armata irakiane sot u bëri thirrje civilëve të largohen nga qyteti Ramadi, i cili është nën kontrollin e grupacionit Shteti Islamik, që tregon se së shpejti mund të fillojë operacioni për kthimin e kontrollit ndaj tij.

Në kumtesën e publikuar nga Televizioni shtetëror irakian, komanda e armatës kërkoi nga familjet në Ramadi ta braktisin qytetin përmes lagjes së tij jugore Himajra.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse autoritetet irakiane do ta fillojnë operacioni e shumëpritur për kthimin ee kontrollit në kryeqytetin e provincës Anbar.

Koalicioni ndërkombëtar, i kryesuar nga SHBA-ja, të shtunën kreu shtatë sulme ndaj SHI-së në afërsi të Ramadit.

Grupacioni, i cili kontrollon territore të mëdha në Irak dhe Siri e mori qytetin në maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail