Opozita siriane do të takohet me De Mistura

Gjenevë, 1 shkurt 2016 (MIA) - Grupi kryesor opozitar sirian paralajmëroi se sot do të takohet me deputetin special të Kombeve të Bashkuara për Siri, Stefan de Mistura, si dhe se ka marrë garanci nga ithtarët e vet ndërkombëtar lidhur me disa çështje humanitare.

Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Zeid Raad al Huseini deklaroi se nuk do të ketë amnisti për të dyshuarit për krime lufte ose krime kundër njerëzimit në Siri.

Zëdhënësi i opozitës siriane Sali al Muslat deklaroi se përfaqësuesit e opozitës siriane kanë arritur në Gjenevë, për të kërkuar ndihmë për njerëzit e vet, kështu që do të insistojnë që të zbatohet rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të KB-ve.

"Kjo nënkupton mbështetje humanitare, dhënien fund të rrethimeve dhe sulmeve ndaj civilëve", theksoi si dhe shtoi se ky grup e intensifikon punën në atë që të sigurojë zbatimin e aksioneve, me të cilat do t'u jepet fund vuajtjeve në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail