De Mistura: Shpresa për paqe do të shuhet nëse nuk arrijnë negociatat aktuale për Sirinë

Gjenevë, 3 shkurt 2016 (MIA) - Për popullin sirian më nuk do të ketë kurrfarë shprese në rast të mossuksesit të bisedimeve paqësore aktuale për Sirinë në Gjenevë, deklaroi i dërguari special i KB-së, Stefan di Mistura, për një televizion zvicerian, i cituar nga TASS.

Edhe krahas asaj që De Mistura zyrtarisht e shpalli fillimin e bisedimeve, dita e djeshme është shënuar nga ngecja e plotë. Regjimi kumtoi se nuk ka partner me të cilin negocion, ndërsa opozita insiston në masa urgjente për ndihmë të civilëve dhe e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se i mbyll sytë për tragjedinë në Siri.

Kjo tregon se sa e vështirë është që palët në konflikt të mblidhen në tryezë negociuese, si dhe sa është e madhe përçarja mes diplomacisë dhe situatës reale në terren.

Delegacioni i regjimit  në Damask më shumë se dy orë bisedoi me De Misturën, i cili njlë ditë më parë u takua edhe me opozitën. Por, pas takimit, ambasadori sirian në KB dhe kryetari i delegacionit qeveritar, Bashar al Xhafari, në minimum i ka vendosur shpresat për hyrje të shpejtë në bisedime.

"Akoma jemi në fazën përgatitore. Ende presim të shohim se me kë do të bisedojmë dhe me çfarë rendi të ditës", deklaroi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail