Këshilli demokratik sirian kërkon që edhe kurdët të përfshihen në negociatat në Gjenevë

Gjenevë, 3 shkurt 2016 (MIA) - Mbi 20 simpatizantë opozitarë sirianë të Hajtam Manaas, bashkëkryetar i Këshillit opozitar demokratik sirian, i bojkojtojnë negociatat paqësore siriane në Gjenevë për shkak të refuzimit që kurdët të përfshihen në listën e pjesëmarrësve, deklaroi vetë Manaa për TASS.

"Dorëzuam listë me 22 persona për pjesëmarrja në negociata, por gjashtë janë refuzuar - pesë kurdë dhe një turkmen. Atëherë të gjithë ne, 22 personat nga lista, e refuzuam takimin e nesërm me të dërguarin e posaçëm të KB-së për Sirinë Stafan de Mistura", deklaroi opozitari Manaa për TASS.

Ai e kritikoi inkuadrimin në negociata të Mohamed Alushit, i cili e përfaqëson grupin "Xhaish al islam".

"Ky ishte lëshim", tha Manaa.

Opozitari sirian në deklaratë saktësoi se nuk ka qëllim që ta braktisë Gjenevën për shkak të asaj që ndodhi. "Qëndrojmë këtu. Ku De Mistura do ta pranojë listën tonë, e gjithë lista që i është ofruar, do të jemi të gatshëm të negociojmë", tha ai.

Manaa është i bindur se pa ithtarët e tij nuk do të arrijë procesi negociues për zgjidhje të konfliktit sirian.

"Ata (organizatorët e negociatave) kanë nevojë për neve, ndërsa ne nuk kemi nevojë për ta. Nuk mund të pajtohem me kushtet e vendosura nga kushdo qoftë",. deklaroi ai.

Ndërkohë, Manaa planifikon që në Gjenevë të realizojë një sërë takimesh me përfaqësues të vendeve nga Grupi ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë dhe shteteve tjera, "për shembull, Japonisë dhe vendeve skandinave", tha ai.

Deri në këtë moment në negociatat në Gjenevë opozitën siriane e përfaqësojnë dy delegacione: njëri është formuar pas takimit në Riad, ndërsa i dyti pas takimeve në Kajro dhe Moskë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail