Erupcion dramatik i vullkanit në Japoni, pa viktima

Tokio, 5 shkurt 2016 (MIA) - Vullkani Sakurajima, në jug të Japonisë, mbrëmë sërish u aktivizua, ndërsa televizioni lokal tregoi xhirime se si nga krateri del llava, e ndjekur me shkëndija të ngjashme si vetëtima, ku më pas në qiell është përhapur tym i dendur.

Sipas stacionit meteorologjik i Japonisë, erupcioni është shkaktuar mbrëmë rreth orës 19. Autoritetet e kanë mbyllur rajonin rreth vullkanit në rreze prej dy kilometrave, transmeton televizioni lokal.

"Edhe pse dramatike, kjo është një nga erupcionet mesatare në këtë vullkan", deklaroi vullkanologu Kazuiro Ishihara nga Universiteti në Kjoto.

Erupsioni  i fundit i madh i këtij vullkani ishte në shtator.

Arkipelagu i Japonisë gjendet në "unazën e zjarrtë" të Paqësorit dhe ka mbi 100 vullkane. Nga erupsioni i vullkanit Mount Ontake, në vitin 2014, humbën jetën 57 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail