KB: Sanksionet ndaj Koresë së Veriut janë joefikase në raport me programin e saj ushtarak

Nju-Jork, 9 shkurt 2016 (MIA) - Koreja e Veriut vazhdon të përpunojë programe bërthamore dhe balistike edhe krahas sanksioneve ndërkombëtare, efikasiteti i së cilës bëhet i dyshimtë, theksohet në raportin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.

Në dokumentin e besueshëm prej 330 faqesh, ekspertët rekomandojnë që në listën e zezë të shtohen edhe katër persona dhe tre kompani, të përforcohet kontrolli mbi zbatimin e sanksioneve dhe të zhvendosen fluturaket zbuluese pa pilotë dhe pjesët e tyre në listën e mallrave, të ndaluara për dorëzim në Korenë e Veriut.

Vendi përsëri ka gjuajtur raketë me rreze të mëdha veprimi një muaj pas testit të katërt bërthamor edhe krahas sanksioneve ndërkombëtare dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Koreja e Veriut arrin t'i anashkalojë sanksionet dhe vazhdon ta shfrytëzojë sistemin financiar ndërkombëtar, rrugët ajrore dhe detare, që të dorëzojë mallra të ndaluara, thuhet në raport.

"Ndërmarrjet verikoreane i mbulojnë veprimtaritë e tyre joligjore, me atë që infiltrojnë agjentë në kompanitë e huaja. Koreja e Veriut i shfrytëzon edhe institucionet ndërkombëtare, në të cilat merr pjesë, që të përpiqet ta legjitimojë programin e saj kozmik dhe të fitojë qasje në arritjet shkencore", shkruajnë autorët në raport.

Sipas tyre këto aktivitete janë lehtësuar për shkak të mungesës së rigorozitetit gjatë zbatimit të rezolutave të KB-së.

"Është mjaft e rëndësishme të gjitha vendet anëtare ta intensifikojnë implementimin e sanksioneve të KB-së", shtohet në raport.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail