Hakerët publikuan të dhëna për më shumë se 20.000 të punësuar në FBI

Uashington, 10 shkurt 2016 (MIA) - Hakerët kanë arritur të vjedhin më shumë se 20.000 të dhëna për të punësuarit nga baza e FBI-së. Emrat, mbiemrat dhe kontaktet madje edhe opozita në të cilën janë punësuar tani janë publikisht të qasshme.

Informata është publikuar  vetëm një ditë pasi hakerët publikuan në Tuiter se kanë arritur të vjedhin 9.355 të dhëna për nëpunësit në Qeverinë amerikane.

Në ueb faqen e njejtë publikuan se posedojnë të dhëna për të punësuar në FBI - emra, mbiemra, funksionet e tyre si dhe e-mail adresa.

Me porosi në profilin në Tuiter @DotGov është vendosur link ndaj bazës prej rreth 35.000 të dhënave për të punësuarit në FBI.

Lista është publikuar me porosinë -   Long Live Palestine, Long Live Gaza  dhe  Free Palestine. Cak i hakerëve ishin edhe agjentët special - gjithsej 1.797 prej tyre, madje edhe zëvendësdrejtori.

Grupi pohoi se ka arritur të ndërmarrë më shumë se 200 GB të dhëna nga rrjeti i Ministrisë amerikane të Drejtësisë për të cilën pohojnë se ka të dhëna shumë më të besueshme se ajo që është publikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail