KB: Nga fillimi i intervenimit në Alepo janë shpërnguluar 51.000 persona

Gjenevë, 11 shkurt 2016 (MIA) - Rreth 51.000 persona janë shpërngulur nga fillimi i ofensivës më të re të forcave siriane dhe aviacionit rus në rajonin e Alepos, njoftuan Kombet e Bashkuara.

"Pasi që javën e kaluar filloi ofensiva më e re e forcave qeveritare të Alepos, e cila sipas raporteve është përcjellur me sulme ajrore të aeroplanëve rusë dhe sirianë, janë shpërngulur rreth 51.000 civilë, ndërsa edhe 300.000 rrezikojnë të jenë nën rrethim", njoftoi komisari i lartë i KB-së për të drejta të jeriut Zeid Rad al Husein.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes sot e akuzoi SHBA-në për bombardim të qytetit sirian Alepo, pasi që dje Pentagoni njoftoi se në sulmet ajrore të forcave ruse janë shkatërruar dy spitale. Moska ashpër i përgënjeshtronte pohimet amerikane, ndërsa për kthim e akuzoi SHBA-në për dërgim të aeroplanëve në Alepo.

"Pak para orës 14:00 sipas kohës në Moskë, dy aeroplanë ushtarak amerikanë A-10 ndërhyrën në hapësirën ajrore siriane nga territori turk", njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov. "Pasi që mbërritën deri në Alepo përmes rrugës më të drejtëpërdrejtë, aeroplanët amerikanë filluan sulme të caqeve në qytet", shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail