Zbulim revolucionar: Shkencëtarët detektuan valë të gravitacionit

Uashington, 11 shkurt 2016 (MIA) - Një ekip i madh i ekspertëve ndërkombëtarë, të mbledhur në projektin LIGO (Laser Interferometar Gravitational-Wave Observatory) konfirmoi ekzistim të valëve të gravitacionit, të cilat para 100 viteve i parashikoi Albert Anshtajn.

"Zonja dhe zotëri, detektuam valë të gravitacionit", deklaroi Dejvid Ritce, drejtor ekzekutiv i Laboratorit LIGO në konferencën e sotme për gazetarë në Uashington, të cilën përmes rrugës mediale e kanë ndjekur fizikanët në mbarë botën.

Sinjalin historik të cilin e detektuan shkencëtarët nga projekti LIGO është rezultat i dy vrimave të zeza në largësi prej 1,3 miliardë vite ndriçim nga ne dhe secila prej tyre ka rreth 30 herë masë më të madhe se Dielli. Gjatë goditjes përfundimtare, këto dy vrima të zeza kishin shpejtësi prej rreth 150.000 kilometra në sekondë, që është gjysmë nga shpejtësia e dritës.

"Ky është Çmim Nobel, pa dyshim", deklaroi për Bi-Bi-Si profesor Karsten Danzman, udhëheqës i ekipit i cili bashkëpunon në eksperimentin LIGO.

Valët e gravitacionit janë vibrime në dimensionet hapësirë-kohë të cilat paraqiten me përshpejtim të të gjitha formave të materies dhe energjisë.

Shkencëtarët me dekada gjurmojnë pas valëve të gravitacionit, por sukses arritën madje me projektin LIGO.

Eksperimenti LIGO në vlerë prej rreth një miliardë dollarësh i valëve të gravitacionit filloi në vitin 2002, ndërsa në të janë përfshirë 900 shkencëtarë nga tërë bota.

Valët e gravitacionit janë parashikimi i vetëm të cilat kanë dalë nga teoria e përgjithshme e relativitetit i cili deri më tani nuk është konfirmuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail