EBA do të dërgojë forcat speciale në Siri për ndihmë në luftën kundër SHI-së

Bruksel, 12 shkurt 2016 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe janë dakorduar që të dërgojnë në Siri forca speciale, të cilat do t'u ndihmojnë sunitëve lokalë që ta ndërmarrin qytetin Raka, i cili konsiderohet si bastion i Shtetit Islamik, deklaroi sot ministri amerikan i Mbrojtjes, Eshton Karter në Bruksel pas takimit me kolegun e tij nga EBA.

Karter nuk ka precizuar se sa komando nga EBA do të largohen për në Siri.

Ai theksoi se ata do t'u ndihmojnë forcave speciale saudite që t'i trajnojnë sunitët lokalë arabë, të cilët kanë për qëllim që ta ndërmarrin Rakën.

Karter shtoi se nëse marrëveshja, e cila është arritur në Munih për armëpushim njëjavor në Siri hyn në fuqi, kjo nuk do të thotë ndërprerje të operacioneve kundër SHI-së.

Sipas Karterit, përfaqësues të EBA kanë premtuar se do ta ripërtërijnë pjesëmarrjen e Emirateve në fushatën për sulme ajrore mbi SHI-në, pasi që dje Arabia Saudite ia ka dhënë premtimet e njëjta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail