Filipo Grandi: Perëndimi duhet të pranojë 480 mijë refugjatë sirianë

Gjenevë, 15 mars 2016 (MIA) - Fqinjët e Sirisë duhet të shkarkohen përmes sigurimit në vendet për qëndrim për 480 mijë refugjatëve sirianë në disa vitet e ardhshme, deklaroi mbrëmë komisari i lartë i Kombve të Bashkuara për refugjatë, Filipo Grandi.

"Tragjedia me përmasa të këtilla kërkon solidaritet, e cila nuk duhet të vendoset vetëm në financim", tha ai në pesëvjetorin e fillimit të konfliktit sirian.

Tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë sirianë, të cilët janë kandiduar për azil në Evropë mes marsit të vitit 2011 dhe dhjetorit të vitit 2015 kanë shkaktuar krizë politike në Evropë, për shkak të së cilës shumë vende i kanë mbyllur kufijtë ose kanë refuzuar që t'i pranojnë refugjatët.

"Tensionet, në të cilat janë nënshtruar shërbimet shoqërore, si dhe financat e tyre i kanë detyruar fqinjët e Sirisë që ta shtrëngojnë regjimin kufitar", theksoi Grandi.

Ai shtoi se si pasojë e kësaj mijëra persona janë bllolkuar në Siri, pa mundësi që ta braktisin territorin e saj.

Në shkurt donatorët e huaj kanë premtuar 5,9 miliardë dollarë ndihmë për sirianët, të cilët vuajnë në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta, si dhe për ata, të cilët janë larguar nga ajo.

Sipas Grandit Qeveritë në botë kanë premtuar vend për akomodim të 170 mijë sirianëve.

Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë shprespn se ky numër do të rritet për rreth dhjetë për qind nga refugjatët sirianë, të cilët momentalisht jetojnë në vendet fqinje dhe shikojnë shpresë në konferencë ndërkombëtare për çështjen e refugjatëve më 30 mars në Gjnevë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail