Tërmet i fuqishëm e goditi Pakistanin në kufirin me Afganistanin

Islamabad, 10 prill 2016 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale.

Tërmeti është ndjerë në Islamabad dhe Kabul, por edhe në Nju-Delhi në Indi, ku banorët nga paniku kanë dalë në rrugë.

Enti gjeologjik amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhej në afërsi të qytetit Çitral në Pakistan, në thellësi prej 210 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Dëshmitarët pohojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Kashmir, ku gjithashtu ka shkaktuar shqetësim midis njerëzve të cilët i kanë braktisur shtëpitë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail