Agjentët sekretë të CIA-s dhe të vendeve tjera kanë qenë klientë të "Mosak Fonseka"

Munih, 12 prill 2016 (MIA) - Agjentët sekretë të disa vendeve, duke përfshirë edhe agjentët e CIA-s i kanë shfrytëzuar shërbimet e Zyrës juridike të Panamasë "Mosak Fonseka" që t'i mbulojnë aktivitetet e tyre, thuhet në botimin e sotëm të gazetës gjermane "Zidojçe cajtung".

"Agjentët sekretë dhe informatorët e tyre në sasi të madh i kanë shfrytëzuar shërbimet e kësaj kompanie", thekson gazeta, që e para erdhi deri në 11,5 milionë dokumente nga "Mosak Fonseka", të njohura si "Dokumentet e Panamasë".

"Zidojçe cajtung" nga një burim anonim ka marrë numër të madh të dokumenteve nga "Mosak Fonseka" dhe të njëjtat i ka ndarë me më shumë se 100 grupe mediale përmes Konsorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues (ICIJ).

"Dokumentet e Panamasë" kanë treguar se më shumë se 500 banka, filialet dhe degët e tyre përmes firmës "Mosak Fonseka" kanë regjistruar gjithsej 15.600 of shor kompani, ndërsa shumica e madhe e tyre janë themeluar në vitet e 90-ta, është theksuar në sajtin e ICIJ.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail