Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, 950 janë lënduar në tërmetet në Japoni

Tokio, 15 prill 2016 (MIA) - Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 950 janë lënduar dje në disa lëkundje me intensitet prej 6,5 ballësh sipas shkallës Rihter, të cilat e kanë goditur jugperëndimin e Japonisë.

Tërmeti ka shkaktuar edhe dëm të madh material, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Tërmeti ka ndodhur në rajonin ku ndodhen disa reaktorë bërthamorë, ndërsa ato nuk janë dëmtuar, kumtuan operatorët.

Njëqind njerëz janë lënduar në prefekturën Kumamato dhe në vende të tjera në ishullin Kjushu. Janë evakuuar 44.000 persona nga Kumamoto, që ndodhet 900 km në jugperëndim të Tokios.

Të paktën 19 shtëpi janë shembur dhe kanë shpërthyer disa zjarre, kumtuan ekipet e shpëtimit.

Nëntë orë pas lëkundjes së parë kanë pasuar rreth njëqind lëkundje të dyta me intensiet mes 3,3 dhe 6,4 ballë. Priten akoma lëkundje të tjera në ditët në vijim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail