"Uollstrit Zhurnall": Obama do të dërgojë 250 ushtarë shtesë në Siri

Uashington, 25 prill 2016 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama planifikon të publikojë sot se do të dërgojë në Siri rreth 250 ushtarë për shkak të intensifikimit të luftës kundër Shtetit Islamik, shkruan gazeta "Uollstrit Zhurnall".

Gazeta citon përfaqësuesit zyrtar amerikanë, sipas të civile në këtë mënyrë numri i ushtarëve amerikan në Siri do të rritet prej 50 në rreth 300 persona.

Shtëpia e Bardhë nuk dha koment për këtë informacion.

Plani për ushtarë shtesë do të publikohet nga Obama sot në Hanover, njofto DPA.

Presidenti e ka miratuar këtë vendim, pasi këshilltarët e tij udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të tjerë i kanë theksuar se këta ushtarë shtesë në Siri do t'i mundësojnë Pentagonit të arrijë progres edhe më të madh drejt realizimit të qëllimit për shkatërrimin e SHI-së.

Një nga detyrat kryesore të forcave ushtarake shtesë do të jetë të tentojnë të tërheqin më shumë arabë sunit drejt luftës së njësiteve kurde kundër SHI-së në Sirinë Veriperëndimore.

Ushtarët shtesë gjithashtu do të ndihmojnë edhe për pastrimin e prezencës së SHI-së në vendbanimet në dhe rreth bastionit të grupacionit në Siri, Rakë, të cilat janë të banuara kryesisht me arabë. Ata gjithashtu do të ndihmojnë për përgatitjen e terrenit kundër ofensivës në Rakë.

Mes tyre ka anëtarë të forcave për operacione speciale dhe personel logjistik.

Ministri amerikan i Mbrojtjes Eshton Karter javën e kaluar deklaroi se SHBA-ja do të dërgojë 217 ushtarë shtesë në Irak që të ndihmojnë në luftën kundër SHI-së, me ç'ka numri i ushtarëve amerikanë në këtë vend do të arrijë 4087.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail