Pheniani sot mund të kryejë provë të re bërthamore, pohon Seuli

Seul, 25 prill 2016 (MIA) - Forcat e armatosura të Koresë së Jugut janë në gjendje gatishmërie për shkak të mundësisë që Koreja e Veriut sot të realizojë provë të re bërthamore. Këtë sot në një brifing në Seul deklaroi zëdhënësi i Ministrisë jugokoreane të Jugut, njofton TASS.

"Ushtria mban shkallë të lartë të gatishmërisë duke pasur parasysh mundësinë që Pheniani të realizojë shpërthim bërthamor", deklaroi ai. "Sot kjo mundësi është jashtëzakonisht e lartë, për shkak se Koreja e Veriut e feston përvjetorin e formimit të forcave të armatosura", shtoi ai.

Zëdhënësi konfirmoi se zbulimi jugokorean konstaton në Korenë e Veriut "shenja gatishmërie për provë bërthamore lidhur me këtë datë". Por theksoi se testi bërthamor mund të bëhet edhe në një "moment tjetër të papritur".

Ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut Ri Su Jong dje deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t'i ndërpresë provat bërthamore, në qoftë se SHBA-ja i ndërpret stërvitjet vjetore ushtarake me Korenë e Jugut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail