Obama vendosi që të dërgojë 250 ushtarë në Siri

Hanover, 25 prill 2016 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Barak Obama vendosi që të dërgojë 250 pjesëtarë shtesë të forcave të armatosura amerikane në Siri si mbështetje për aleatët lokalë në avancimin kundër Shtetit Islamik, deklaroi sot zëvendës-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare Ben Rouds.

Obama, i cili, ndodhet për vizitë në Gjermani, sot së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel e vizitoi Panairin në Hanover, prej nga e konfirmoi lajmin për dërgimin e ushtarëve amerikanë në Siri, njofton DPA.

"Në pjesën e Sirisë Veriore dhe Lindore është realizuar progres në luftën kundër xhihadistëve, të cilët janë dëbuar nga disa nga srehimoret e tyre", theksoi Rouds para gazetarëve në Hanover.

"Duam ta përshpejtojmë këtë progres dhe besojmë se vendimi për dërgim të ushtarëve plotësues amerikanë mund të luajë rol vendimtar", theksoi Rouds.

Ai saktësoi se ushtarët në Siri nuk do të marrin pjesë në luftimet në terren.

Gazeta amerikane "Uollstrit xhurnall" duke iu referuar përfaqësuesve anonimë amerikanë, thekson se me këtë vendim, numri i ushtarëve amerikanë në Siri do të rritet në rreth 300.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail