Dilma Rusef nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga pushteti, pa dallim të tentimeve për impiçmentin e saj

Nju-Jork, 28 prill 2016 (MIA) - Presidentja braziliane Dilma Rusef nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga pushteti edhe krahas tentimeve për impiçmentin e saj, deklaroi ajo në një intervistë për televizionin Si-En-En, cituar nga TASS.

Në Brazil, si dhe në SHBA, nuk duhet të kërkohet impiçment vetëm për shkak të popullaritetit të ulët të presidentit, sepse popullariteti ndryshon në cikle, deklaroi Rusef.

Ajo vëren se nëse kjo do të ndodhte në shtetet evropiane liderët e tyre do të kishin probleme serioze.

Nëse do të ishte më ndryshe, të gjithë presidentët, të gjithë kryeministrat në Evropë të cilët përplasen me atë që papunësia ka arritur 20 për qind, të pashmangshëm do të ishin detyrimet që të tërhiqen me impiçment, sepse popullariteti i tyre dukshëm është zvogëluar, sqaroi ajo.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të qëndrojë në funksionin e presidentes edhe krahas tentimeve për largimin e saj, Rusef u përgjigj se do të luftojë jo për qëndrimin e vetëm në funksion, por për ta mbijetuar parimin demokratik në të cilin bazohet jeta politike në Brazil.

Presidentja nënvizoi se shumë nga politikanët, të cilët e kërkojnë impiçmentin e saj, kanë qenë të akuzuar për korrupsion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail