Buxheti nuk ka para për deputetët e Venezuelës, këtë muaj ata nuk do të marrin paga

Karakas, 28 prill 2016 (MIA) - Arka e Parlamentit të Venezuelës, e kontrolluar nga opozita, është e zbrazët dhe këtë muaj deputetët dhe nëpunësit e tij nuk do të marrin paga, informon kryetari i Parlamentit, Henri Ramos, i cili për këtë e akuzoi Qeverinë, transmetojnë mediat franceze.

"Këtë muaj nuk ka para për paga sepse Qeveria nuk i ka transferuar mjetet", deklaroi kryetari nga radhët e opozitës, i cili e ka shumicën në Asamblenë kombëtare.

Deputetët, nëpunësit dhe punonjësit në Parlament duhet ta dinë se përderisa nuk iu japin çek mund të shkojnë në Ministrinë e Financave ose presidencë për ta marrë pagën e tyre. Unë nuk kam me çka t'i paguaj, tha Ramos me rastin e kësaj pasoje të re nga kriza në vend.

Në fillim të janarit, njeriu i dytë me ndikim në vend nga koha e udhëheqjes së presidentit Hugo Çavez dhe ish-kryetari i Parlamentit, Diosdado Kabelo, paralajmëroi se do të kërkojë nga buxheti shtetëror t'i pengojë mjetet për Asamblenë kombëtare.

Venezuela po pëson krizë të thellë politike pasi në dhjetor të vitit të kaluar opozita fitoi në zgjedhjet parlamentare, për herë të parë nga viti 1999.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail