De Mistura u ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të bashkëpunojnë për aktivizimin e negociatave për paqe në Siri

Nju-Jork, 28 prill 2016 (MIA) - I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyrjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe.

Duke folur pas informimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Stefan de Mistura ka thënë se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, është "mezi gjallë".

Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

Së paku 20 civilë janë raportuar të vrarë të mërkurën nga një sulm i qeverisë në lindje të provincës Alepo.

Bisedimet për paqe në Siri, që janë zhvilluar në Gjenevë, janë ndërpreprë javën e kaluar, pasi opozita siriane është larguar në shenjë proteste për shkelje të dyshuara të armëpushimit nga regjimi sirian.

De Mistura ka thënë se nuk do të ketë rreth të ri bisedimesh përpara korrikut.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, kuj mbi 270,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail