Autoritetet në Nju-Jork arrestuan 120 kriminelë

Nju-Jork, 28 prill 2016 (MIA) - Policia e Nju-Jorkut finalizoi me sukses ditën e djeshme një superoperacion, duke vënë në pranga më shumë se 120 persona, anëtarë të dy bandave rivale të rrugës, transmeton TCH.

Në orët e para të së mërkurës, policia vuri në pranga dhjetëra anëtarë të dy bandave "Big Money Bosses" dhe "2Fly", që vepronin në një lagje në Bronx. Ata akuzohen për më shumë se 39 vrasje, grabitje, mashtrim bankar, shantazh dhe trafik droge.

Qindra policë dhe agjentë federalë morën pjesë në opreacionin, hetimet e të cilit kishin nisur që prej një viti.

Autoritetet e cilësuan operacionin së më të madhin në historinë e Nju- Jorkut ndaj bandave të rrugës.

120 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të dy bandave rivale akuzohen për shantazh, lëndë narkotike, si dhe vrasje. Shumica e tyre u arrestua në aksionin brenda natës.

"Dy bandat e rrugës pretendohet se kanë bërë kërdinë në rrugët e Bronx për vite me radhë, duke kryer akte të panumërta të dhunës ndaj anëtarëve të bandës rivale, por edhe ndaj personave të pafajshëm", tha Prijt Bharara nga zyra e prokurorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail