Ushtria siriane shpalli armëpushim në Damask, por jo edhe në Alepo

Damask, 29 prill 2016 (MIA) - Ushtria siriane sot shpalli ndërprerje të përkohshme të zjarrit në Damask dhe rrethinën e tij, si dhe në provincën Latakia, por jo edhe në qytetin Alepo,  rreth të cilit zhvillohen luftime më të ashpra.

Përfaqësues rusë dhe amerikanë u dakorduarn për "regjim të heshtjes" në Siri prej sonte në mesnatë. Në Damask dhe rrethinën e saj është vendosur ndërprerje 24-orëshe e zjarrit, ndërsa në Lataki 72 orë.

Tani për tani nuk dihet ç'farë efekti do të ketë ky armëpushim, por mediat perëndimore njoftojnë se është pak e mundshme që opozita t'i përmbahet armëpushimit, duke pasur parasysh se në sulmet ajrore të forcave qeveritare në ditët e fundit në Alepo e humbën jetën dhjetëra njerëz.

Disa persona janë lënduar sot në një sulm ajror, në të cilin është shkatërruar një spital në qytetin sirian Alepo, i cili është nën kontrollin e kryengritësve. Sulmi ndodhi një ditë pas bombardimit të spitalit të "Mjek pa kufij", me ç'rast e humbën jetën dhjetëra njerëz, përfshirë edhe fëmijë.

Në pjesën kryengritëse të qytetit është anuluar lutjet e së premtes për shkak sulmeve intensive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail