Protestuesit irakianë braktisën Parlamentin, por mbetën në Zonën e gjelbër

Bagdad, 1 maj 2016 (MIA) - Protestuesit të cilët dje hynë në Parlamentin në Bagdad e braktisën shtëpinë ligjvënëse pas gjashtë orëve pasi që hynë në Zonën e gjelbër me sigurim të fuqishëm, ku ndodhen institucionet më të rëndësishme qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Pjesëtarë të grupit "Saraja al Salamxh", i cili është formuar nga imami shiit Muktada al Sadr, kërkuan nga protestuesit që ta braktisin parlamentin, pas çka ata dolën nga ndërtesa po mbetën në Zonën e gjelbër dhe filluan protestë në form,ë të ulut në sheshin Intifalat.

Deri në hyrjen në Parlament erdhi pasi që paraprakisht deputetët irakianë nuk arritën të mirren vesh për përbërjen e qeverisë së re. Forecat irkaiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe gjuajtën plumba paralajmërues në ajër me qëllim që t'i parandalojnë ithtarët shtesë të Sadrit të hyjnë në Zonën e Gjelbër. Njësitë dhe forcat speciale  të gardës presidenciale tentuan të mos i lejojnë demonstruesit ta kalojnë urën në lumin Tigër në afërsi të ambasadës amerikane.

Kryeministri irakian hajder al Abadi deklaroi se situata në Bagdad është nën kontroll të forcave të sigurisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini e dënoi sulmin në Parlament dhe paralajmëroi se ekziston rreziku për destabilizim të ri të situatës në Irak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail