Sulme të reja ajrore ndaj Alepos

Alepo, 2 maj 2016 (MIA) - Sulme të reja ajrore janë kryer në qytetin verior Alepo, në momentin kur sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri kërkon mënyrë në Gjenevë për përfundmim të dhunës.

Mbi 250 civilë, mes të cilëve ka rreth 50 fëmijë, janë vrarë nga ripërtëritja e dhunës në Alepo më 22 prill, prej të cilëve shumica vdiqën në sulme ajrore  të aviacionit sirian, gjatë shkeljes së armëpushimit, i cili hyri në fuqi më 27 shkurt me iniciativë të SHBA-së dhe Rusisë.

Regjimi i presidentit Bashar al Asad i kontrollon rajonet perëndimore të Alepos, ndërsa kryengritësit pjesët lindore të këtij qyteti të dytë për nga madhësia në Siri, i cili është ndarë që prej vitit 2012 dhe është fushëbeteja kryesore në luftën siriane.

Pas ditës së qetë dje në pjesët lindore, sulmet ajrore janë ripërtërirë pas mesnate. Janë sulmuar disa lagje, mes të cilave edhe vendbanimi i dendur Bustan al kasr.

Tani për tnai nuk ka informata për viktima.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail