KE-ja e mohon dëmshmërinë e marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Bruksel, 3 maj 2016 (MIA) - Komisioni Evropian i hodhi poshtë mbrëmë pohimet e shoqatës ndërkombëtare të aktivistëve ekologjikë Grinpis se marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për Partneritet investues transatlantik (TTIP) do t'i zvogëlojë standartet evropiane për mbrojtje të konsumatorëve.

Grupi ekologjik pohoi se ka ardhur deri te 248 faqet e dokumenteve të fshehta nga negociata tregtare mes SHBA-së dhe BE-së për TTIP.

Sipas Grinpis, SHBA-ja dëshiron t'i dobësojnë kufizimet evropiane në lidhje me ushqimin e modifikuar gjenetik dhe mishin e trajtuar me hormone dhe se amerikanët duan që evropianët të tërhiqen nga "parimi i kujdesit", i cili i obligon ligjdhënësit të jenë të kujdesshëm në të gjitha rastet kur ekzistojnë dyshime shkencore rreth përkitjes së ndonjë prodhimi për shëndetin e njerëzve.

Eurokomisarja për tregti Sesilia Malmstrom i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se dokumentet të cilat skaduan janë reflektim i qëndrimeve negociuese të BE-së dhe SHBA-së, e jo marrëveshje përfundimtare, si dhe se nuk është e çuditshme që të dy palët kanë mendime të ndryshme.

BE-ja dhe SHBA-ja negociojnë për TTIP, e cila ka për qëllim krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë  në botë me 800 milionë banorë. Një numër i madh i kundërshtarëve frikohen se kjo marrëveshje do të sjellë deri te zvogëlimi i standarteve dhe do të jetë në interes të korporatave të mëdha, e në dëm të konsumatorëve dhe qeverive kombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail