Ted Kruz tërhiqet nga nominimi republikan

Uashington, 4 maj 2016 (MIA) - Senatori nga Teksasi Ted Kruz i cili luftonte për nominimin e republikanëve për kandidat për president të SHBA-së, njoftoi se tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas fitores së miliarderit Donald Tramp në zgjedhjet e brendshme partiake në shtetin Indiana.

"Me keqardhje të madh njoftoj se e ndërpres fushatën ", deklaroi Kruz para ithtarëve të tij në Indijanapolis.

"Dhamë gjithçka prej vete, por votuesit preferojnë ndonjë rrugë tjetër", shtoi senatori.

Kryetari i Komiteti kombëtar të Partisë Republikane Rajns Pribas deklaroi se Tramp është nominimi eventual  i partisë pasi Kruz e ndërpret fushatën, njoftoi DPA.

Senatori nga Vermont, Berni Saders fitoi në zgjedhjet partiake të demokratëve në Indijana, njoftojnë mediat amerikane.

Me 53 për qind nga votat Sandres e fitoi Hilari Klintonin e cila sipas anketave ishte favorit, por fitoi mbështetej prej 47 për qind nga votat gjatë numërimit të 64 për qind të votave.

Fitorja e senatorit 74 vjeçar sipas analistëve është e papritur pasi paraprakisht në anketat Klintoni kishte shtatë për qind më shumë vota në dobi të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail