Tramp: Gara për Shtëpinë e Bardhë mund të fillojë që nga nesër

Nju-Jork, 5 maj 2016 (MIA) - Miliarderi njujorkez Donald Tramp, pretendent udhëheqës për kandidat të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi se tani, pasi mbeti vet në procesin zgjedhor, gara për Shtëpinë e Bardhë mund të fillojë që nesër.

Deklarata e tij vjen pas tërheqjes së senatorit nga Teksasi, Ted Kruz dhe të guvernatorit nga Ohajo, Xhon Kejsik, në një ditë të njejtë, vetëm rreth dhjetë orë  pas përfundimit të zgjedhjeve në Indiana, ku të dy ishin bindshëm të mundur nga Tramp.

"E pranoj se nuk e kam pritur këtë dhe tërheqja e tyre më ka befasuar", deklaroi Tramp në bisedë për Si-En-En.

Donald Tramp, i cili nuk ka përvojë politike, sepse nuk ka qenë guvernator, ose në Kongresin amerikan, pas tërheqjes së Kruzit dhe Kejsik, nuk ka kundërshtar në procesin zgjedhor te republikanët, dhe pritet ta marrë edhe nominimin formal të kësaj partie.

Të gjitha parashikimet e deritanishme njoftojnë se në garë për president të SHBA-së, nga Partia Demokratike do të nomininohet Hilari Klinton.

Disa funksionarë të lartë republikan mbrëmë deklaruan se edhe pse mbeti vetëm në garën zgjedhore, ata nuk do ta përkrahin Trampin në konventë, ndërsa të tjerë porositën më parë do të votonin për Klintonin, se sa t'ia japin votën e tyre Trampit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail