Dilma Rusef: Nuk do të dorëzohem sepse nuk jan fajtore

Brazili, 5 maj 2016 (MIA) - Presidentja braziliane Dilma Rusef deklaroi se nuk ka për qëllim të heq dorë nga lufta kundër opozitës dhe akuzave për korrupsion dhe për keqpërdorim të funksionit, për të cilën ballafaqohet me procedurën për impiçment.

"Nuk do të dorëzohem dhe vazhdoj të luftoj, sepse besoj se jam viktimë e pafajshme në tërë këtë që po ndodh", deklaroi për Bi-Bi-Si, Rusef.

Gjatë bisedës ajo insiston se e ka mbështetjen e qeverisë së saj dhe pohon se aleatët e saj dhe mbështetësit besojnë se "impiçmenti është jolegjitim dhe ilegal" sepse siç vlerëson presidentja , procesi i ngritur bazohet në "akuza të rrejshme".

Deklarata e mediave brinake se nuk dorëzohet, vjen para votimit të nesërm të komisionit të senatit për raportin, i cili propozon ngritje të procedurës për impiçment të shefit të shtetit.

Dilma Rusef është akuzuar për keqpërdorim të të dhënave për borxhin shtetëror, para zgjedhjeve  në të cilat ajo e fitoi mandatin e dytë me shumicë të ngushtë.

Të gjitha akuzat Rusfe i hedh poshtë si të "pabaza".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail