Dhoma përfaqësuese e SHBA-së miratoi 622 milionë dollarë për luftë kundër virusit zika

Uashington, 19 maj 2016 (MIA) - Dhoma e poshtme e Kongresit të SHBA-së mbrëmë vonë miratoi projekt-ligjin me të cilin do të ndahen 622,1 milionë dollarë për kontrollimin e përhapjes së virusit zika.

Kjo shumë është shumë më e vogël se 1,9 miliardë dollarët, të cilat i kërkoi presidenti Barak Obama, ndërsa ajo është më e vogël edhe se 1,1 miliardë dollarët, të parapara me projekt-ligjin e ngjashëm i miratuar paraprakisht nga Senati i Kongresit.

Dhoma përfaqësuese e miratoi versionin e saj me 241 vota "për" dhe 184 "kundër", ndërsa votimi në masë të madhe ishte sipas linjës partiake.

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje presidentit demokrat të vendos veto ndaj këtij ligji. Në të dy dhomat e Kongresit të SHBA-së dominojnë deputetë të radhëve të Partisë republikane. Tani duhet të miratojnë version të harmonizuar të ligjit.

Administrata e Obamës kërkon rreth dy miliardë dollarë për shfarosjen e mushkonjave, transmetues të zikas dhe për prodhimin e vaksinës kundër virusit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail