Një aeroplan egjiptian për pasagjerë u zhduk mbi Mediteranin lindor (PLT)

Kajro, 19 maj 2016 (MIA) - Aeroplani për pasagjerë i kompanisë "Ixhipt Er" me 66 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit mbrëmjen e kaluar u zhduk nga radarët mbi Mediteranin lindor.


Kompania "Ixhipt Er" kumtoi se aeroplani i tipit "Erbas A320" mbrëmë rreth orës 23.09 është nisur nga Parisi në fluturim të rregullt drejt Kajros, me ç'rast nga radarët është zhdukur në orën 01.45, pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, ku ka fluturuar 16 kilometra.

Disa media njoftuan se para zhdukjes së fluturakes, anëtarët e ekuipazhit kanë alarmuar për paraqitjen e tymit nën kabinën e pilotit, por tani për tani nuk ka konfirmim për informacione të tilla.

Gazeta egjiptiane "Al Ahram" nga ana tjetër njofton se anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit nuk kanë dhënë kurrfarë sinjali për problem në fluturake, duke theksuar se kontakti i fundit i drejtpërdrejt i dispeçerëve me pilotin është realizuar 10 minuta para se të zhduket.

Gjatë zhdukjes, aeroplani ka qenë në lartësi prej 11.000 metrash. Kompania "Ixhipt Er" kumtoi se në fluturake ka pasur 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. Në mesin e pasagjerëve janë të paktën 30 egjiptianë, 15 francezë dhe një britanik.

Aviacioni ushtarak egjiptian sot në mëngjes kumtoi se aeroplanët e tyre dhe disa aeroplanë grekë kanë filluar kërkimin pas "Erbasit" të zhdukur.

Autoritetet për aviacion të Egjiptit theksuan se aeroplani me siguri është rrëzuar në ujërat e Detit Mesdhe, por siç njofton Skaj Njuz Arabia, ky informacion nuk është konfirmuar deri më tani.

Ministri greke e informacioneve theksoi se është duke u kontrolluar një informacion i një kapiteni të anijes, i cili ka paraqitur se ka parë "flakë në ajër" rreth 130 milje nga ishulli Karpatos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail