Formohet komitet për hetim të sulmit në aeroplanin e "Ixhipt Er"

Kajro, 19 maj 2016 (MIA) - Është formuar komitet për hetim për zhdukjen e aeroplanit nga kompania "Ixhipt Er" në linjën Kajro-Paris, i cili do të kryesohet nga Egjipti, deklaroi sot shefi i Shërbimit egjiptian për hetim të aksidenteve të aeroplanëve.

Në punën e komitetit do të marrë pjesë edhe Franca, ku prodhohen aeroplanët nga tipi "erbas 320", si ai i cili vonë mbrëmë u zhduk nga radari mbi Detin Mesdhe, ndërsa në aeroplan kishte edhe 15 shtetas francezë.

Pasi që të gjehet aeroplani i rrëzuar, komiteti do ta fillojë hetimin për kutitë e zeza dhe do të fillojë me grumbullimin e dëshmive. Britania e Madhe dhe Greqia, gjithashtu kanë ofruar ndihmë, por Al Mokadem nuk njoftoi se nëse ndihma është pranuar.

Në aeroplanin e kompanisë egjiptiane "Ixhipt Er" ndodheshin dhjetë anëtarë të ekuipazhit dhe 56 udhëtarë, midis të cilëve, krahas të tjerëve, 30 kanë qenë egjiptianë, 15 francezë dhe një britanik.

Paraprakisht sot, një përfaqësues anonim i ushtrisë greke njoftoi se në det janë vërejtur dy sende ngjyrë portokalli për të cilët besohet se i përkasin fluturakes së zhdukur.

Ai theksoi se sendet janë parë në 230 milje në jugperëndim të ishullit grek Kretë, në rajonin i cili është nën kompetencë të kontrollit egjiptian të fluturimit, njofton Tanjug.

Autoritetet egjiptiane nuk përjashtojnë asnjë nga mundësitë për arsyen e rrëzimit të aeroplanit të kompanisë "Ixhipt Er", madje as "sulm terrorist", deklaroi sot ministri egjiptian i Aviacionit Civil Sherif Fati.

Fati apeloi deri te mediat që të ndërpresin me spekulimet rreth arsyes për fatkeqësinë.

Kontakti i fundit me aeroplanin i cili fluturoi në linjën Paris-Kajro, është realizuar në orën 2:30 sipas kohës lokale, ndërsa në orën 2:50 është provuar të vendoset kontakt, por pa sukses.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail